“Po mo Kujtim Po”, Ruçi i kthehet Gjuzit: Jam kryetar Kuvendi deri më 8 Shtator

95

Deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi në Kuvend se kurimi anti-COVID në Shqipëri jashtë spitalit shkon 5 mln lekë. Ai akuzoi qeverinë se pretendon një mandat të tretë duke mos bërë asgjë për qytetarët ndërsa iu drejtua kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi me ironi se do të jetë në atë post deri në datë 25 Prill.

- PUBLICITET -

“5 mln shkon kurimi anti-COVID jashtë spitalit, Brenda spitalit e dini vetë. Zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje mandati i tretë, mandati i mandati i tretë. Si do i merrni mandatet? Duke mos bërë asgjë? Deri në datën 25 Prill je kryetar ti”, tha Gjuzi.

Kjo solli reagimin e Ruçit, i cili i kujtoi se do të jetë në krye të Kuvendit deri në përfundim të legjilaturës më 8 Shtator.

“Merre mbrapsht se nuk më takon mua kjo. The që jam kryetar deri në datën 25. Deri në datën 8 Shtator jam. Do të paguajmë edhe ty deri në datën 8. Ty të paguajnë ata. Ky parlament ka parë shumë Kujtim, por ti do jesh për mua kujtimi më i fundit që kam njohur në këtë parlament. Nuk kam ndërmend të ngatërrohem se ruaj pastërtinë time. Po mo Kujtim Po”, tha Ruçi./mv.abcnews.al

- PUBLICITET -