“Moment tronditës” Rama i ankohet Europës për vaksinimin: U lamë mënjanë, ne jemi …

366

Në konferencën e përbashkët për media në krah të Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama e cilësoi moment tronditës lënien e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit mënjanë, për vaksinën anti- C OVID19.

Ai shtoi se: “nuk jetojmë në kufijtë e BE-së, por brenda saj”, duke theksuar se Shqipëria e ka bërë punën e saj për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Faleminderit të gjithëve këtu që na ofruat një mikëpritje kaq të ngrohtë në një kohë kaq të çuditshme. Ne e vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave. Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë. Ne nuk jetojmë në kufijtë e BE-së ne jetojmë brenda BE-së. Duke pasur edhe ne të sëmurët tanë, njerëzit tanë, që e ndjenë që vaksinat nuk ishin diçka që meritonin bashkë me të tjerët, ishte diçka e keqe. Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion, 10 vende që kanë 70 për qind të prodhimit”, tha Rama.

“Shpresoj që kjo situatë do të zhbllokohet. Jam i lumtur të shpall këtu me ju që Covaxi po nis tju japë vendeve dozat e para dhe do jemi shumë të lumtur që të marrim dërgesën e parë të vaksinës Astrazeneca. Po punojmë për të rritur kapacitetet dhe po shohim përtej burimeve të dëshirueshme të vaksinave. Jam shumë i lumtur të dëgjoj drejtpërdrejt atë që kemi dëgjuar në rrethana të ndryshme, ndërkohë që theksohet nga ju që Shqipëria ka bërë gjithçka për çeljen e konferencës ndërqeveritare, ne e kemi bërë punën tonë. Ne jemi të vëmendshëm të dëgjojmë komisionin, sepse është mekanizmi më i lartë vlerësues për progresin e një vendi. Shpresoj që plani për investimin në Ballkan i prezantuar nga Komisioneri Varhelyi është një instrument mjaft i dobishëm për të forcuar ekonomitë tona, për ta bërë të ardhmen tonë më të mirë dhe më të sigurt. Ne nuk i bëjmë këto reforma sepse na i kërkoni ju. Për ne janë ato cka u detyrohemi fëmijëve tanë. BE është një bekim për njerëzit tanë. Mund të duket sikur është mallkim në rrethanat aktuale. Është një dhimbje që duhet merremi në emër të së ardhmes”, u shpreh kryeministri gjatë fjalës së tij.