Basha pa patentë makine…? Erion Braçe zbulon si qëndron ‘e vërteta’ për Lulzim Bashën

320

Vijojnë ende komentet përsa i përket fotografisë së kreut të PD Lulzim Basha, i cili u shfaq të dielën duke i dhënë makinës pa rrip sigurimi.

Zv.kryeministri Erion Braçe ka deklaruar së fundmi se lideri demokrat nuk ka patentë.

Ai ‘kapet’ me komentuesit në rrjetet sociale dhe thotë se e para gjatësia nuk matet me sy por me raport mjekësor.

“Të thuash duket me sy që është i gjatë nga “të provuarit me një dokument arsyen e përjashtimit nga mbajtja e rripit” është një diferencë e madhe. Dokumenti nuk lëshohet me sy, por me një proces nga një komision mjekësor. Ky tipi nuk e ka një të tillë. E di pse? Sepse ky nuk ka patentë prej vitit 2016”, shkruan Braçe.