Momente prekëse! Vajza i ulet në gjunjë të atit dhe e falenderon që e risolli sërish në jetë pas aksidentit

418

Ketjana 25-vjeç nga Kruja ka rrëfyer tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare se kur ishte 18 vjeç ka pësuar një aksident dhe ka qëndruar në koma për 3 muaj. Mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë dhe prindërit e saj u përgatitën për më të keqen. Por Zoti bëri mrekulli dhe Ketjana doli nga Koma fiks pasi i ati kishte shkuar në shtëpinë e tyre në Krujë për të përgatitur shtëpinë. Ajo e solli babain në studio për ta falenderuar për mundimin dhe sakrificat që ai dhe të afërmit e tyre kanë bërë për të. Ketjana i ulet në gjunjë të atit në mes të emisionit dhe e falënderon me lot në sy që e risolli për herë të dytë në jetë.

Ketjana: Të sjellës në jetë një fëmijë është e drejtë e Zotit, por ju më sollët mua 2 herë në jetë. Sakrificat, vuajtjet që ke bërë, ti mami, Gysi, i gjithë fisi, nuk do doja që tjetër veç t’i përulesha të gjithëve atyre që kanë kontribuar për mua, ty që më ke dhënë jetën. Faleminderit që më keni sjellë në jetë dhe që të jetoj akoma mes jush. Sot që jam bërë një nënë vetë e kuptoj sa keni vuajtur, si ti si mami. Ba të dua shumë.

Babai: Faleminderit që më ke sjellë këtu, por nuk duhet të jesh pesimiste, gjithmonë do jesh optimiste. Janë detyrat e prindërit që ta rrisë fëmijën dhe t’i përgjigjet për gjithçka. Në radhë të parë unë falenderoj Zotin që të solli në jetë për së dyti dhe më pas falenderimet i shkojnë të afërmve të mi, vëllezërve, motrave, nipave, stërnipave, kanë kontribuar shoqëria ime, dajat e Ketjanës, të gjithë pa përjashtim.

Babai i Ketjanës ka treguar se të afërmit që e kanë ndihmuar, i kanë konsideruar ato para si dhuratë dhe kur është munduar për t’ja kthyer më pas ata nuk i kanë pranuar. Ai tregon se kanë pasur dhe disa borxhe të cilat ishin shuma të mëdha parash dhe po punojnë për t’i shlyer. /tvklan.al