Ish konkurrenti i Përputhen zbulon ndarjen nga ish- e dashura: E tradhtova dhe e lashë

Pas daljes nga emisioni më i ndjekur në Top Channel, ish-konkurenti i Përputhen, Fation Kuqari, është kthyer në një ndër njerëzit më të komentuar në rrjet dhe në mediat online.

Së fundmi, ai vjen në një rrëfim si kurrë më parë për jetën personale, në emisionin “Glamour Zone”.Fationi, foli për here të parë për jetën private dhe marrëdhëniet që kishte përpara se të bëhej i njohur.

Pa filtra, ai tregoi ndarjen e fundit të tij ku shprehet hapur se e ka tradhtuar dhe e ka lënë ai të dashurën pasi kjo e fundit sipas tij ishte bërë e fiksuar.

Pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: A të ka kapur ndonjëherë ndonjë vajzë duke e tradhtuar?

Fation Kuqari: Asnjëherë.

Ester Bylyku: Po, a ke tradhtuar?

Fation Kuqari: Unë jam tip shumë i qëndrueshëm, por të them të drejtën, kam tradhtuar. Njëherë e kam bërë dhe ia kam thënë. Ndarja ime erdhi pikërisht se ia thashë.

Por, i’a thashë qëllimisht, sepse isha lodhur shumë, gjatë gjithë kohës ishte, tërhiq e mos e këput. Kimia kishte mbaruar dhe ajo po ma bënte të vështirë këtë pjesë.

I thashë: “Moj, po të tradhtoj. Nuk të dua më. Më lër rehat.” Ajo ishte bërë shumë e fiksuar me mua. Edhe pasi ia thashë, më tha sërish: “S’ka gjë. Vazhdojmë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...