Greqia merr masa drastike ndaj Shqipërisë, zbardhet vendimi më i fundit

Pandemia e koronavirusit ka bërë të mundur që masat edhe brenda vendit edhe mes shteteve të tjera të forcohen. Greqia ditën e sotme ka dalë me një tjetër vendim, duke ashpërsuar masat ndaj Shqipërisë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas mediave greke, të gjithë qytetarët shqiptarë, që do të duhet të kalojnë nga Pika Kufitare e Kakavijës për në Greqi, do të duhet të zbatojnë një karantinë jo më 7-ditore, sa ishte deri më tani, por 14-ditore. Gjithashtu, është kufizuar edhe orari i lëvizjes.

Udhëtarët do lejohen të kalojnë vetëm nga ora 07:00 deri në orën 17:00. Sakaq, pala greke ka vendosur dhe një numër të kufizuar të udhëtarëve, pasi vetëm 400 shtetas shqiptarë do mund të shkojnë në vendin fqinj brenda orarit të caktuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...