Gaz Paja në lot në mes të emisionit, mori letrën emocionuese

155

Një ndër të ftuarit special mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ ishte aktori Gaz Paja. Moderatorja e programit, Arbana Osmani kishte rezervuar një surprizë të veçantë për të.

Ajo i lexoi një letër në emër të vogëlushit të tij, Dardit. “I dashur babi, jam Dardi. Jam 15 muajsh falë teje dhe po rritem përditë duke ndjekur hapat e tu. Babi ty të njohin të gjithë, por jo siç të njoh unë. Sot do t’iu tregoj të gjithëve si është babi Gazi parë nga sytë e mi dhe ti je një hero. Të tjerët nuk e dinë por unë erdha në jetë duke luftuar babi dhe ti u bërë shpëtimtari im që në ditët e para. Falemindrrit që ke qenë gjithmonë pranë meje, je babai më i mirë. Për këto që të thashë sonte më ndihmoi mami. Mos yu vonu shumë në emision se po të pres të luajmë. Fundjavat i ke për mua. Të dua babi!”, shkruhej mes të tjerash në letër.

Këto fjalë e emocionuan shumë Gazin. I përlotur ai tha se ardhja në jetë e djalit e ka ndryshuar plotësisht. “Dardi është pika ime e dobët. Kam një lidhje të tmerrshme me të, është shumë i qeshur, shumë pozitiv. E dua shumë. Na ka mbushur jetën”, tha ai.