E rëndë/ Ishin infektuar me virusin, humbin jetën 4 persona në Shkodër

Lajme të rënda vinë së fundmi nga spitali rajonal i Shkodrës.

Mësohet se katër persona kanë humbur jetën pasi ishin të infektuar me C OVID19.

Sipas informacioneve ata ishin të intubuar prej ditësh dhe ndodheshin të shtruar në pavionet e caktuara për personat e prekur nga virusi.

Aktualisht në këtë repart të spitalit të qytetit janë të shtruar 20 pacientë, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Raportohet se personat që humbën jetën nga koronavirusi ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese.

TE TJERA