“E ka dorëzuar karrigen”, ja çfarë thotë Topalli për Sali Berishën

585

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka komentuar rolin aktual të ish-kryeministrit Sali Berisha në politikën shqiptare.

- PUBLICITET -

Sipas Topallit, Berisha është një opozitar i fortë ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

“Unë flas për tre persona që kanë tre karriget e partive. Nuk flas për persona që e kanë dorëzuar karrigen.

Sigurisht që ka influencë, por nuk besoj se në demokraci duhet t’i themi se meqenëse ke influencë duhet të heshtësh.

Ai bën opozitë kundër Edi Ramës dhe e bën fort. Ka të drejtën të komentojë keqqeverisjen në këtë vend”, tha Topalli për “Java në RTSH”.

- PUBLICITET -