Çfarë po ndodh në Itali? Ngrihet alarmi nga variantet e reja, qeveria ashpërson masat

Pandemia vijon të shkaktojë një situatë të tensionuar në të gjithë rajonin.

Mësohet se qeveria italiane ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të reja në pesë nga 20 krahinat e vendit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Mediat vendase thonë se piku i pandemisë në Milano mund të mbërrijë në 20 mars dhe pritet të zgjasë një muaj.

Vendimi i autoriteteve italiane vjen në kohën kur shkencëtarët paralajmëruan se variantet e reja të C OVID-19, që janë më ngjitëse, po përhapen shumë shpejt në vendin fqinj.

Italia ka krijuar një sistem të masave përmes kategorizimeve me ngjyra (e bardhë, e verdhë, e portokalltë dhe e kuqe) dhe masat vendosen në përputhje me nivelin e infektimit.

Për herë të parë, që prej janarit, dy rajonet Basilicata dhe Molise janë futur në zonën e kuqe. Kjo do të thotë se kafenetë dhe restorantet do të mbyllen dhe do të ketë kufizim të lëvizjes dhe do të lejohet që të punojnë vetëm dyqanet me gjëra thelbësore.

Në Lombardi dhe Piedmont dhe Marche po ashtu janë ashpërsuar masat, duke u kategorizuar në zonën portokalli.

Në këto dy rajone, qytetarët nuk do të lejohen që të largohen nga qytetet e tyre, përveç në raste emergjente, për punë apo për arsye shëndetësore. Qeveria tha se masat e reja në këto pesë rajone do të hyjnë në fuqi të hënën. Gjatë kësaj jave, autoritetet shëndetësore italiane kanë njoftuar se ka pasur rritje prej 35 për qind të rasteve të reja, krahasuar me një javë më parë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...