Bën aksident e qëndron 3 muaj në koma, 25-vjeçarja: Shkoj në Krujë me kokën ulur sepse…

Ketjana 25-vjeç nga Kruja është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” për të rrëfyer historinë e saj të dhimbshme dhe për të falenderuar prindërit dhe gjithë të afërmit e saj për ndihmën që ka marrë kur u aksidentua kur ishte 18 vjeç. Ajo bëri një aksident të rëndë, ku makina u përplas me murin dhe përfundoi në gjendje kome për 3 muaj. Mjekët nuk i dhanë shpresë dhe i thanë të atit të bënin përgatitjet e nevojshme. Ai shkoi në Krujë, përgatit shtëpinë dhe çdo gjë tjetër dhe sapo u kthye në spital Ketjana hapi sytë, kjo një mrekulli nga Zoti që lumturoi të gjithë.

Kontributi për Ketjanën ka qenë jashtëzakonisht i madh nga të afërmit, njerëzit e qytetit dhe çdokush tjetër. Ketjana i falënderon pa masë dhe shprehet se kur shkon në Krujë, shkon kokë ulur sepse gjithë banorët kanë dhënë kontributin e tyre në shërimin e saj.

Marsela Çibukaj: Si vazhdoi më tej, pas kësaj mrekullie që Zoti kishte sjellë?

Ketjana: Në sytë e mamit e babit nuk kam parë kurrë sikletet, borxhet që kanë hequr nga unë, kreditë që kanë marrë, jo veç ato por e gjithë Kruja. Unë eci me kokën ulur kur shkoj në Krujë sepse çdo qytetar në Krujë ka kontribuar për shëndetin tim.

Marsela Çibukaj: Ti sot gëzon shëndet, ke formuar familjen tënde.

Ketjana: Sot jam mami i një vajze 3 vjeç. Sot kam ardhur t’i përulem, t’i puth duart gjësë më të shtrenjtë që ka vuajtur e sakrifikuar për mua, babit tim. Po ta kisha mamin në Shqipëri, do ja bëja edhe mamit këtë falenderim sepse janë familja ime, edhe vëllait. Mami im aktualisht punon në Itali, mban dy të moshuar si e si të mbledhë lekë për të larë borxhet që kemi. Punon mami, punon vëllai, stërmundohen për të paguar borxhet. Ata nuk e shprehin asnjëherë sa kanë vuajtur, kur unë i përmend këtë pjesë, sa kanë marrë borxh, qysh, tek, ata thonë nuk duam ta kujtojmë atë pjesë. I gjithë farefisi që kam pasur në spital, më japin shumë kurajo dhe guxim, unë ndihem mirë. Babi jeton në Krujë me vëllain, gatuajnë, lajnë, pastrojnë, dy burra vetëm, i vazhdojnë sakrificat për mua dhe për shkakun tim. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...