A do ta bëjë vaksinën nëse zgjidhet si personalitet? Ja si përgjigjet Sali Berisha

293

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur së fundmi nëse do ta bënte vaksinën anti-C OVID19 në rast se do të përzgjidhej si personalitet.

- PUBLICITET -

Ai ka thënë se do ta refuzonte kategorikisht, pasi në rradhë të parë sipas tij duhet të vaksinohen mjekët, gazetarët, policët dhe më vonë të gjitha grupmoshat e tjera.

Sipas Berishës kompania Pfizer ka tentuar të grisë kontratën me Shqipërinë, pas shkeljes së rregullave nga ana e qeverisë shqiptare, e cila tërhoqi 900 doza të vaksinës pas skandalit te Nusreti.

Berisha: Absolutisht jo. Sepse është një tragjikomedi e turpshme kjo që ndodh me vaksinën. 8 muaj më parë nëse i rikthehemi lajmeve, opozita me grupin e saj të shkëlqyer të ekspertëve, ka kërkuar me dhjetëra herë nga qeveria q ëtë shkojë direkt dhe të kontraktojë vaksinat te kompanitë që po merreshin me prodhimin e tyre. Qeveria e injoroi këtë këshillë dhe dorëzoi kapar 3 milionë euro te Covax.

Ne insistuam përsëri. Edi Rama u kujtua të nisej drejt Pfizer dy javët e shoppingut në Neë York. Mori avionin në dispozicion. Në atë kohë ishte mbyllur çdo gjë. Nëpërmjet një personaliteti të rëndësishëm arriti të ketë një kontakt, meqenëse presidenti i Pfizer është një hebre nga Selaniku, jashtëzakonisht i zoti. Për zemërmirësi i dha një sasi të vogël. Ndërkohë kur Serbia, Izraeli, Nepali etj kishin kontraktuar ose BionTech nga Pfizer, ose nga AstraZeneca sa si të mëdha. I ndodhi skandali i biftekut të floririt të Arben Ahmetajt, për të mbuluar skandalin tërhoqi 900 doza në kundërshtime me të gjitha rregullat. Pfizeri gati sa nuk grisi kontratën. I pari që bëri vaksinën ishte Edi Rama, kishte gjithsej 900 doza. Kush mendon se me 900 doza nuk do të kishte personel mjekësor për t’i bërë ato?

Ai e bëri sipas parimit “Pas meje gremina”, sepse duke marrë dozën dënoi një mjek me vdekje dhe kanë vdekur disa mjekë më mbrapa.

Gazetari: Po ja lini radhën një tjetri?

Berisha: Pa asnjë diskutim vaksinën duhet ta bëjnë, mjekë, infermierë, sanitarë dhe punonjë stë tjerë të shëndetësisë. Pa diskutim pas tyre janë mediat, mësuesit dhe policët. Sali Berisha do ta bëjë kur të fillojë grupmosha e 76-vjeçarëve dhe të vijë dita e 15 tetorit, ky është rregulli.

- PUBLICITET -