A do ketë mbyllje totale të vendit? Anëtari i Komitetit të Ekspertëve tregon cila do të jetë masa e parë që do merret ditën e hënë

303

A do ketë masa të tjera shtrënguese në vendin tonë ditët e ardhshme? Një deklaratë e Shefes së Departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, bëri shumë zhurmë, ku sipas saj pritet që Komiteti i Ekspertëve Teknik do të mblidhet ditën e hënë ku pritet për një tjetër rivlerësim të masave.

- PUBLICITET -

Ka folur edhe, Shefi i Mikrobiologjisë dhe anëtari i Komitetit Teknik, Andi Koraqi, për masat shtrënguese anti-covid. Në fjalën e tij Koraqi ka theksuar se ka një rënie të lehtë të pozitivitetit të të infektimeve dhe për këtë arsye vendi nuk ka nevojë për rreptësim masash.

Sipas tij, karantina totale nuk ka pasur rezultat në shtetet që e kanë aplikur, teksa përmendi rastin e Greqisë. Ndërkohë që në ndryshim nga herët e tjera kur Komiteti mblidhej çdo dy javë, këtë herë pritet që të ketë një mbledhje tjetër gjatë ditës së hënë. Sipas Koraqit një nga masat që mund të merren është dhe kalimi i shkollave tërësisht online, nëse vërehet se ka rritje të inefktimeve në radhët e të miturve.

- PUBLICITET -