KUR DO VAKSINOHEN GAZETARËT E TERRENIT? FLET SILVA BINO…

Nga Korça drejtoresha e Shëndetit Publik Silva Bino deklaroi se gazetarët e terrenit do të vaksinohen menjëherë pas grupeve të riskut.

Pyetjes së reporterit: Po ne gazetarët e terrenit kur do vaksinohemi? Ka pasur vdekje edhe nga gazetarët, Bino iu përgjigj: Edhe ju do të vaksinoheni. A jeni persona të shëndetshëm?! Menjëherë sa të vaksinohen grupet e riskut do të vaksinoheni edhe ju.

Sot nisi vaksinimi për te gjithë Prefekturën e Korçës. Fillimisht është personeli shëndetësor, që të gjithë mjekë, infermierë, stafi mbështetës, si sanitarë e të tjerë, dentistë. Duke vijuar pastaj me moshat e treta, dhe me personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese për të kaluar me të gjithë popullatën deri në 18 vjeç.

Vaksina ka për të gjithë personelin shëndetësor. Do të vijojmë procesin e vaksinimit sipas rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve, tha më herët Bino.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...