Ja si 88-vjeçari habit policinë, ecte me 191 km/orë. “Po nxitoj të marr vaksinën!”

Policia franceze ka mbetur pa fjalë kur ndaloi një makinë që ecte me 191 km në orë dhe pa se në timon ishte një burrë 88 vjecar!

Justifikimi i tij e ka shtuar edhe më shumë habinë e forcave të rendit. I moshuari tha se po nxitonte sepse ishte vonë për të bërë vaksinën antiCovid. Në rrugën ku ai u ndalua, shpejtësia maksimale e lejuar është 110 km/orë. Argumentet e 88 vjecarit nuk i bindën sidoqoftë policët që i morën patentën e i bllokuan makinën.
“Për të mirën dhe sigurinë e të gjithëve, le t`i respektojmë limitet e shpejtësisë, edhe nëse personi mund të ketë mbi 60 vjet që nget automjetin”, thuhet ne një postim të mëvonshëm të policisë. Vaksinat kundër coronavirusit në Francë aktualisht mund t’i jepen vetëm personave mbi moshën 75-vjeçare dhe atyre me probleme serioze shëndetësore. Kjo strategji, sipas kryeministrit Jean Castex po jep rezultat dhe niveli i infektimeve në moshat mbi 80 vjec, ka ardhur në rënie.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...