PROJEKTI GREEN-AL PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

303

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Hotel Colosseo në Shkodër, VIS Albania ka mbajtur takimin hapës për prezantimin e projektit Green-AL që synon fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri.

- PUBLICITET -

Ky projekt mbështetet financiarisht nga SIDA – Agjencia Qeveritare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe do të zbatohet nga një konsorcium prej 4 partnerësh: Co-PLAN, CISP, COSV dhe VIS Albania. Se si lindi idea e këtij projekti na e tregon Sonila Kocli – VIS Albania, një nga organizatat partnere në zbatimin e tij.

Qëllimi i këtij projekti, që do të zbatohet në nivel kombëtar, është që të kontribuojë në përmirësimin dhe faktorizimin e organizatave të shoqërisë civile për të adresuar sfidat që hasen gjatë procesit të mbrojtjes së mjedisit në Shqipëri përmes 4 skemash të mëdha grantesh dhe rritjes së kapaciteteve. VIS Albania do të mbulojë rajonin Veri-Perendimor, perkatësisht Qarqet Shkodër dhe Lezhë, duke qenë kontakti i drejtpërdrejt për grupet e interesit në këtë zonë. Në muajin mars do te nisë procesi i vlerësimit të nevojave për të identifikuar problematikat mjedisore dhe nevojat për ngritje kapacitetesh.

Në 3 vitet në vijim të zbatimit të projektit, shoqëria civile shqiptare do të ketë instrumentet për të ndikuar pozitivisht në veprimet e përbashkëta mes sektorëve të ndryshëm për mbrojtjen mjedisore.

- PUBLICITET -