Një moment i pazakontë ka ndodhur në një studio televizive në Islandë.
Konkurenti i shfaqjes “Gettu Betur” reagoi mjaft dhunshëm kur skuadra kundërshtare me një avantazh iu përgjigj saktë pyetjes, e cila çoi në humbje ekipin e tij.
Video e emisionit po bën xhiron e rrjetit, ku shfaqet i riu fillimisht duke hedhur një gotë ujë në sheshxhirim, më pas duke shembur banakun dhe duke braktisur skenën.
Ndërkohë prezantuesja e emisionit Kristjana Arnarsdottir, e tronditur u përpoq të vazhdonte me programin dhe më pas vazhdoi me reklamat. l.k/abcnews.al