Topalli si kurrë më parë, përcakton pozicionet e Ramës, Metës, Berishës dhe Bashës në ‘skuadrën e saj të volejbollit’

180

Ish-kryetarja e parlamentit dhe kryetare e “Lëvizjes për ndryshim” zonja Jozefina Topalli ka folur lidhur me emrat e politikanëve shqiptar që do të kishin një pozicion të caktuar në skuadrën e saj të volejbollit. Kur e pyeti se cili ka qenë zhytësi më i mirë, Topalli u shpreh kështu:

 

“Gjatë 30 viteve besoj se zhytësit kryesor kanë qenë Berisha dhe Rama. Ilir Meta ka qenë bllokues, bllokon herë pas here. Ndërsa ata që janë bërë kryeministra kanë bërë “pikë”, se si i kanë bërë e dinë ata, por kanë bërë pikë”.

 

Nga ana tjetër ajo u pyet edhe për politikanin shqiptar që nuk do të luante kurrë në skuadrën e saj.

 

“Në skuadrën time? Lulzim Basha. Kurrë nuk do të luante në skuadrën time. Asnjëherë!”, u shpreh ajo me bindje të plotë e ftuar në “Jashtë Loje” me Sidorela Gjonin.