Pjeter Gaci, melodisti ma i madh i muzikës shqiptare

69

Mars, 1995. Spital. Pjeter Gaci, melodisti ma i madh i muzikës shqiptare, i shtrimë për me vdekë. Janë vitet kur të smundët mbulohen me batanijet jeshile të ushtrisë. S’ka çarçafë. S’ka ngrohje.

Maestro ofshanë lehtë. Atbotë, mbesa e pyet: ku të dhemb mor axhë? Askërkund, përgjegjia e tij. Dhe ofshanë prapë. Lehtë. Sërish mbesa.

Kësaj here edhe ma e gatshme për ta ndihmue. Po çka të dhemb? Maestro, ma në fund e çon pak zanin: “Më dhemb shpirti”.