Ish-kryetarja e parlamentit dhe kryetarja e “Lëvizjes për ndryshim”, zonja Jozefina Topalli e ftuar në emisionin ‘Jashtë lojë’ bëri mjaft komente pikante për politikanët shqiptarë.
Teksa flisnin rreth politikës së hershme shqiptare e asaj sot, Topalli e pryetur lidhur me faktin se përse në fjalimet e saj për shqiptarët ajo gjithnjë përmend Ramën, Bashën e Metën për të mos u besuar një mandat qeveritar, por asnjëherë nuk ka përmendur emrin e Monika Kryemadhit, e cila është kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Topalli u përgjigj duke thënë: “ Sepse këta janë praktikisht ata që vendosin. Unë mund ta shtoj, nuk kam ndonjë problem, por faktikisht kryetar i LSI është Ilir Meta, pavarësisht se ja ka lënë bashkëshortes.
Dhe këtu është një tjetër gjë që nuk shkon në politikën shqiptare, burri president, e gruaja kryetare e një partie opozite kjo gjë nuk shkon. Ashtu siç nuk shkon asgjë në qoftë se ti ndërmerr një kauzë dhe ti e tradhton atë e më pas bën sikur s’ka asnjë lidhje me kauzën.“