Bllokohet sërish kufiri Greqi-Shqipëri, shteti fqinj jep alarmin për Shqipërinë, ja çfarë pritet të ndodhë…

59

Në kuadër të masave kufizuese të Covid-19, shteti fqinj ka shtyrë sërish afatin e hapjes së pikës kufitare të Kapshticës. Ajo do të vazhdojë të jetë e bllokuar deri më 08/03/2021.

Stacioni i policisë kufitare Kapshticë ka dalë sot me njoftimin e ri duke u konkikuar shtetit shqiptar vendimin që është marrë. E gjitha kjo për shkak të numrit të lartë të të infektuarve në javët e fundit, si pasojë e valës së tretë të pandemisë.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.03.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.” -shkruhet në njoftimin zyrtar të tyre.