Bashkëpunim i mundshëm/ “A do i hapni derën Bashës pas 25 prillit?” Ja si përgjigjet Rama

58

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme nuk ka preferuar të komentojë sulmet ndaj presidentit Ilir Meta dhe ”kursimit” që i ka bërë kryedemokratit Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk ka dëshirë të përgjigjet për këtë gjë.

Pyetje: Fushatën tuaj negative është drejt presidentit Meta, apo është një derë e hapur për Lulzim Bashën pas 25 prillit?

Edi Rama: Për pagën minimale, për ndryshimet në fashat e taksimit dhe për një sërë masash të tjera duhet të duroni edhe pak fare, kur ne të shpalosim vizionin e Shqipërisë 2030 dhe planin e veprimit 2021-2025. Kjo do të ndodhë menjëherë pasi ne të zbresim skuadrën në fushë. S’dua të humbas kohë me këto, e lagu se lagu.