S’ka masa të reja kundër Covid, ministri: Situata nën kontroll

52
Preparativi per i test sierologici al laboratorio di microbiologia dell’ospedale - Iniziati all’ospedale di Cremona i prelievi ematici per i test sierologici per verificare la presenza degli anticorpi per l’emergenza epidemia coronavirus Covid-19, Cremona 23 Aprile 2020Ansa/Matteo Corner

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka zhvilluar sot një takim me Komitetin për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës së Covid dhe ka njoftuar se nuk do të ketë masa shtesë.

Në fjalën e tij, ministri tha se duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjendja me pandeminë është nën kontroll.

Në Kosovë në dy javët e fundit janë raportuar 4 mijë e 122 raste pozitive dhe 49 vdekje, ndërsa pozitiviteti është 1.18%.

“Sipas gjinisë, meshkujt janë më të prekur, me rreth 51 për qind të infektuar dhe 49 për qind femrat. Deri më 21 shkurt, duke marrë për bazë rastet, numri i të sëmurëve 312 deri 317, dhe mesatarja në ditë do të jetë bazuar në situatën epidemiologjike.

Duhet vazhduar masat rigoroze sipas komunave dhe duhet respektuar masat e tanishme”, tha ai.

Ai ka shtuar se bazuar në situatën epidemiologjike, duhet të vazhdohen masat rigoroze dhe kufizimi i lëvizjes dhe aktiviteteve nëpër komuna duke i klasifikuar ato sipas kategorizimit në bazë të ngjyrave./tvklan.al