“Ja zonat me rrezik më të lartë në Shqipëri” Sizmiologu i njohur jep informacionin e rëndësishëm

84

Me një vendim të qeverisë në vijim të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” të miratuar në Kuvend në korrik të 2019-s,

së fundmi është përcaktuar se secili subjekt zhvillues duhet të bëjë studimin, që para se të kalojë për leje dhe pasi të ketë bërë studimin duhet të kalojë për oponencë dhe dhënie mendimi edhe në Departamentin e Sizmologjisë në IGJEUM.

Kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe është pasqyruar dhe në ndryshimet e ligjit për urbanistikën.

Ndërkohë në një lidhje për programin “Wake Up” sizmiologu i njohur Edmond Dushi ka treguar dhe zonat me rrezik më të lartë sizmik në Shqipëri.

“Zonat më probabël për rrezik të lartë sizmik janë; zonat jugperëndimore e vendit dhe zona jugore në tërësi, zona bregdetare deri në kufi me bregdetin e Malit të Zi apo pjesa e Shkodrës veriperëndimore dhe pjesa nga Lushnja drejt Elbasanit, që janë si zonat më të spikatura.

Pastaj, i gjithë territori i vendit ka natyrshmërisht edhe rrezikun e vet sizmik në përputhje edhe me aktivitetin sizmik të ndodhur ndër vite”, sqaroi sizmologu.