Frika nga pandemia nuk e ndaloi, ja çfarë do të bëjë deputeti i njohur: “Nga java tjetër prisni ndryshimin”

79

Kudo në botë frika ka infektimi i virusit ka bërë që gati të gjitha shtetet të marrin masa të rrepta sa i përket izolimit, distancimit social dhe orës policore.

E njejta gjë rrjedhimisht po ndodh edhe në Shqipëri e Kosovë e megjithatë duket se ne ballkanasit jemi pak më të paduruar për tu liruar një herë e mirë nga këto kufizime.

Për këtë arsye, këngëtari dhe deputeti i njohur nga Kosova, Labinot Tahiri ka vendosur t’i thyejë këto rregulla. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ai tregon se javën tjetër në Ferizaj do të fillojnë mbrëmjet muzikore.

Ai theksoi se kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi dhe ta mbajnë vetë barrën mbi kurriz.

“Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës.Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazana të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë”-shkruan ai ndër të tjera.