Covid-19 i mori jetën 17-vjeçarit, rëndë edhe babai tek “Sanatoriumi”

47

Tragjedia e regjistruar ditën e sotme ku u regjistrua humbja e një adoleshenti nga koronavirusi. Abcnews.al raportoi se 17-vjeçari Qamil Saiti, me origjinë nga Tepelena, por banues në Tiranë, para një jave ishte në gjendje dhe se prej 4 ditësh ishte i intubuar.

Por gjithashtu edhe prindërit e viktimës janë të prekur nga Covid-19. Gazetarja e ABC Ema Shazivari bëri me dije se nëna e viktimës fatmirësisht është shëruar nga kjo sëmundje dhe se para disa ditësh ka dalë nga spitali.

Ndërkohë babai i 17-vjeçarit është në betejën me koronavirusit, i shtruar në spitalin Covid2. 17-vjeçari është shtruar në spitalin Covid 2 para një jave në gjendje të rëndë, prej 4 ditësh ishte i intubuar.

Mësohet se edhe babai i 17-vjeçarit ndodhet në spitalin Covid 2, në gjendje të rëndë. Nëna e 17-vjeçarit është shëruar nga Covid dhe ka dalë para disa ditësh nga spitali.