A është e vërtetë kjo që thotë Rama? Ja çfarë tregon kryeministri për Ilir Metën

71

Kreu i shtetit, Edi Rama ka bërë sërish një deklaratë sa i përket presidentit të republikës, Ilir Meta. Ai thotë se Iliri vazhdon të shfrytëzojë postin e tij në benefit të partisë së gruas dhe këtë gjë e kanë vënë re të gjithë.

Rama shton se Meta nuk është president dhe takimet e tij elektorale fshehurazi natën për Monika Kryemadhin dhe partinë e saj, LSI nuk do të korrin dot asnjë sukses.

“Unë nuk mendoj se ka nevojë për komente. Veprimtaria ilegale e Metës është në sytë e të gjithëve Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës por praktikisht nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës.

Një president që bën propagandë kundër qeverisë dhe flet me një gjuhë rruge dhe që lëviz ditën e natën për qëllime elektorale dhe që e ka vënë zyrën e rojtarit të Kushtetutës në funksion të ndërmarrjes që e menaxhon e shoqja dhe që humbet nivel me detyrën nuk ka nevojë ta komentojë unë. Të gjithë e shohin dhe do ta dënojnë në 25 prill. Sepse është përtej çdo lloj mundësie” -tha ai.

Më tej Rama shtoi se Meta do të marrë përgjigjen që meriton pas 25 prillit.