Puthi një grua në vend që ta gjobiste për shkelje të orarit policor, policit i ndodh gjëma

Një polic në Peru është pezulluar nga puna pasi u kap duke puthur një grua të re, ndërkohë që duhet t’i vendoste gjobë, pasi kjo e fundit kishte thyer orën policore, të vendosur nga qeveria për të parandaluare përhapjes së pandemisë.

Në një video të siguruar nga mediat e huaja, shihet se gruaja mundohet që të bind oficerin që të mos marrë gjobë e në këmbim do t’i jepte puthjen.

Polici i paidentifikuar u detyrua që të largohet përkohësisht nga vendi i punës, ndërsa autoritetet në kryeqytetin peruan, Lima, po zhvillojnë hetime për këtë rast.

Ibero Rodriguez, zyrtar për sigurinë e qytetarëve, tha: “Kryetari ynë, Luis Molina, e ka marrë vendimin për ta pezulluar menjëherë këtë polic. Ekzistojnë disa shkelje. Gruaja e re nuk e respekton distancën sociale dhe ai e lejon këtë gjë. Më pas, ai e heq maskën dhe ia jep një puthje.”

Duke konfirmuar se polici i pezulluar nga puna asnjëherë nuk ka bërë probleme më parë, ai shtoi: “Ky veprim është shumë serioz në vete dhe për këtë arsye ai është pezulluar”.

Peruja është në mesin e shteteve më të prekura nga pandemia në Amerikën Jugore. Që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend janë shënuar mbi 44.000 humbje jete të sëmundjes Covid-19.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...