Jo vetëm Juli/ Dhe Arjan Konomi paska jetuar në shpellë? Kjo është foto që…

Disa javë më parë në programin e dashurisë “Përputhen” hyri një konkurrent i ri që tërhoqi vëmendje në lidhje me mënyrën e jetesës.

Ai është Julian Lala dhe deklaroi publikisht se jeton në një shpellë dhe udhëton nëpër botë pa para.

Ndërkohë së fundmi opinionisti i këtij emisioni, Arjan Konomi, ka nxjerrë në rrjetet sociale një foto nga vendbanimet prehistorike të Kapadokias në Turqi, ku krahas pamjes ai shkruante se kishte jetuar dhe vetë në një shpellë.

“Kur jetoja dhe unë në një shpellë. Pa shaka. Kapadokia. Vendbanimet prehistorike”, ka shkruar në Instagram Arjan Konomi.

Nga ana tjetër, ndjekësit i janë kundërvënë moderatorit duke u shprehur në komente se Konomi po bën ironi dhe po tallet me këtë mënyrë jetese. Arsyeja që fshihet pas këtij postimi, akoma nuk është e qartë.

Në këtë postim, vihet re dhe një koment nga Juli:

“Shumë vend i bukur Kapadokia, kam qenë dhe unë atje me autostop, e qëndrova falas në një hotel që ishte brenda në shpellë (në shkëmbim që të luaja me ufo tek lokali i tyre).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...