‘Edhe Hoxha po këndon për ty’, Rama ‘kapet’ në befasi nga qytetari

251

Kryeministri Edi Rama sot ka qenë në qytetin e Elbasanit ku ka inspektuar nga afër punimet në kantieret e blloqeve të brendshme të Elbasanit.

Rama u shpëhe se në këtë qytet po vijon papushim puna për organizmin urban të qytetit, duke krijuar kushte krejt të reja banimi dhe rritur ndjeshëm vlerën e banesave.

Nga ana tjetër Taulant Balla tha se aty pranë është ndërtuar dhe një qendër shëndetësore e re, me të gjitha kushtet e duhura.

Duke inspektuar punimet, hoxha ishte duke kënduar dhe një qytetar i tha Ramës se Hoxha po këndon për të dhe e ka uruar me fjalë të shenjta.