Çifti shqiptar, jehonë në botë/ Shërbyen qindra vakte falas për …

49

Teksasi ishte një prej shteteve amerikane të goditura më rëndë nga kushtet e acarta të motit, të cilat bënë që miliona njerëz të mbeteshin pa energji elektrike, ngrohje e ujë të pijshëm.

Por çifti i bashkëshortëve, shqiptarë nga Kosova, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, pronarë të restorantit Bella Italia Restoranti atje, ndjenë se nuk mund të qëndronin duarkryq në kohën kur komuniteti kishte nevojë për ta.

Për këtë arsye vendosnin të përgatisnin vakte të ngrohta ushqimi për më shumë se 500 persona. Gjesti i tyre human bëri jehonë në mediat amerikane, por edhe jashtë kufijve të SHBA-së.

Isufaj tha për Fox Neës se klientët besnikë ishin ata që e mbrojtën restorantin e tyre nga falimentimi gjatë krizës së pandemisë, dhe tani ai donte shumë që t’i kthente favorin.

“Nisëm të afrohemi akoma dhe me tepër me klientët tanë që kur nisi pandemia e koronavirusit. Ata na mbështetën vërtet shumë”.

Blinera nga ana e saj lavdëroi mbështetjen e jashtëzakonshme dhe donacionet nga i gjithë vendi për komunitetet e Teksasit të goditura rëndë prej pandemisë. Ari Isufaj ishte vetëm 14-vjeç kur u largua nga Kosova gjatë luftës në vitin 1999 dhe emigroi drejt Shteteve të Bashkuara, ku sot drejton një biznes të suksesshëm.