Aksident në zemër të qytetit, makina del në trotuar dhe merr përpara këmbësorët

146

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në zonën e 9-katëshve në Tiranë.

PUBLICITET

Raportohet se dy makina janë përp lasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë, mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar duke aksidentuar dy këmbësorë.

Këta të fundit sipas policisë janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:10, tek 9-katshet, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar, duke aksidentuar 2 këmbësor me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes je dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PUBLICITET