“Ai mund ta shohi mandatin e tretë si martesat e tij, por…”, Monika Kryemadhi thumbon keq Ramën

159

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama, më saktë kërkesën e tij të bazuar në disa argumente, për të qendruar edhe për një mandat tjetër në krye të qeverisë.

PUBLICITET

 

Ajo tha se Rama është i lirë ta konceptojë këtë mandat të tretë si martesat e tij, por sipas saj nuk do të ndodhë.

 

Kryemadhi u shpreh e bindur për gazetaren Nisida Tufa se në 25 prill populli do vendosë, dhe Rama do marrë atë që meriton.

 

Pyetje: Rama ka thënë se me shumë dëshirë do kishte qendruar me familjarët e tij në shtëpi, por ka shumë punë për të bërë dhe vetëm një njeri me ambicie si ai mund ta bëjë, çfarë mendoni për këtë?

 

Kryemadhi: Unë do thoja që është thjesht një zvarritje dhe tërheqje vëmendjeje nga problematikat që ka sot Shqipëria. Nëse gjërat janë më mirë se 4 vite më parë shqiptarët do ta pranonin, por jam e bindur që shqiptarët jo vetëm që bëjnë shaka, por shikoni memet në rrjet. Ai kërkon ta relativizojë veten e tij si opozitë, duke krijuar idenë që të ketë diferencë sa më të vogël deputetësh.

 

Nga ana tjetër dua të theksoj që mandati i tretë i Ramës, ai vërtet mund ta shikojë si martesat e tij, por nuk mund të ndodhi dot sepse është i destinuar me një fat të lexuar, të cilin e ka shkruar ai vetë, që jo vetëm s’do ketë shancin të qeverisë përsëri, por do të ketë shancin që të jetë shëmbulli i politikant që do të marrë shpagimin e duhur për t’i dhënë fund tranzicionit në Shqipëri.

PUBLICITET