Shqiptari i njohur i ofroi këngëtares 1 milionë dollarë për një natë! Ja çfarë bëri burri i Mihrije Brahës

190

Mihrije Braha dhe Naim Abazi, janë padyshim një ndër çiftet më simpatikë dhe të përfolur të botës së skenës dhe ekranit shqiptar.

PUBLICITET

Ato nuk kanë ngurruar asnjëherë të flasin në publik për jetën e tyre personale dhe marrëdhënien që ata kanë në çift.

Së fundmi ata janë rrëfyer në emsionin “Glamour Zone” në transmetohet në Rtv Ora, ku kanë treguar të pathëna dhe detaje nga jeta e tyre në çift dhe jo vetëm. Interesant ishte rrëfimi që Mihrije Braha bëri ku u shpreh se si ajo e refuzoi ofertën 1 milionë dollarëshe për një natë, dhe ku tregoi reagimin e bashkëshortit të saj kur mësoi lajmin.

Pyetjes se a të ka ngacmuar ndonjëherë, një mashkull i famshëm i showbizit shqiptar, pa dijeninë e Naimit, këngëtarja iu përgjigj:

“Ka qenë një ofertë 1 milionë dollarëshe, një natë në një ishull. Është shumë i njohur, dhe është shqiptar. Më e bukura, është se pas kësaj telefonate, mora menjëherë Naimin dhe i thash cfarë ndodhi. Ai filloi të më tallte e të bënte shaka duke më thënë: ‘Më ke humbur 1 milionë dollarë. Këtë ma ka përmendur 2 muaj e gjysmë.”

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë gjithmonë të pandashëm nga njëri-tjetri si në jetën personale, por edhe në karrierë.

PUBLICITET