Përplasi për vdekje bashkëfshatarin/ 60-vjeçari: Në gjaknxehtësi e sipër mora makinën dhe e godita

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e të mërkurës në fshatin Bungaj të Mirditës.

Një 60-vjeçar, i quajtur Mhill Gega përplasi me automjetin e tij një 68-vjeçar, i cili për pasojë ndërroi jetë. Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vetë autori Gega, pasi Gjyata e Lezhës dha masën e sigurisë “arrest me burg”.

60-vjeçari ka shfaqur pendesë për krimin e kryer në sallën e gjyqit, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

Ne gjakxehtësi e siper kam marrë makinen dhe e kam goditur. Nuk desha ta kryej këtë krim, por gjithçka ishte e momentit. Më ka dalë para makinës, mundova të frenoj, por makina më rrëshqiti nga akulli. Është e vërtetë që kemi pasur konflikt por i kishim zgjidhur, nuk kisha qëllim ta aksidentoja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...