Nuk di a e ka gjallë të ëmën! E reja ngre alarmin nga Infektivi: E solla dje, bërtistin të gjithë dhe nuk i jepnin oksigjen

Një qytetare ka ngritur alarmin nga spitali Covid 1, teksa deklaron se nuk e di a e ka të gjallë të ëmën apo jo.

Në një prononcim për mediat, gruaja dëgjohet të thotë se ka sjellë dje të ëmën në spitalin e Infektivit dhe e vetmja gjë që ka dëgjuar, janë ulërima.

Ndërsa, të ëmës, sipas saj, nuk i kanë vënë as oksigjen. Situatën në spitale, ajo e përshkruan një torturë.

“Bëni diçka për të gjithë sepse po na marrin në qafë nënën, babanë, të gjithë. Na shkatërruan dje. Mamasë i kishte shkuar oskigjeni 47, bërtisnin…sa këtej andej dhe nuk i jepnin oksigjenin e duhur.

E kemi sjellë që dje dhe nuk dimë nëse është gjallë. E kanë bërë njeriun biznes. Sill kos, sill lëng frutash, di unë çfarë është këtu, di unë a është gjallë nëna ime moj,”- dëgjohet të thotë gruaja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...