Mjekja e Infektivit: Kemi patur të shtruar mosha të reja, ka ndërruar jetë një 20-vjeçare

116

Ndërsa numri i rasteve të reja me Covid në vend rritet, mjekja e Infektivit, Esi, tha se në Spitalin Infektiv ka patur edhe pacientë shumë të rinj në moshë.

Kjo e fundit, në një intervistë të dhënë për “Kjo javë” u shpreh se ka pasur edhe pacientë 20 dhe 21 vjeç, por që shumica e rasteve kanë përfunduar me trajtim në shtëpi. Ndër të tjera, mjekja theksoi se ka patur edhe një rast fataliteti në moshë të re.

Më konkretisht mjekja është shprehur se:

Në fillime kishte pacientë mbi 50 vjeç. Kemi pasur edhe pacientë 20 a 21 vjeç. Fatalitet kemi pasur një 20-vjeçare, por kishte probleme me shëndetin dhe ishte rast i rëndë.