Meta akuzon qeverinë për Pandeminë Covid19 por nuk bind dot gruan të zbatojë rregullat

Ditët e fundit presidenti Ilir Meta është bërë mjaft aktiv me akuzat ndaj qeverisë për keqmenaxhim të Pandemisë Covid19.

“Vendi ynë rrezikon një katastrofë epidemiologjike me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Si president kam bërë çdo gjë dhe do bëj çdo gjë për ta ndihmuar qeverinë që kjo situatë të përballohet”, citohet Presidenti Ilir Meta.

Mirëpo më parë, siç duket edhe nga video-ja e mëposhtëme, Presidenti Meta duhet të bindë gruan e tij Monika Kryemadhi e cila vijon takimet masive me militantët. Qasja prej opozitari e Ilir Metës është bërë objekt batuatash në rrjetet sociale. (Lexo.al)

TE TJERA

spot_img