Grida Duma takim mes dengjeve me bar: Ne do ta ulim …

98

Ish-deputetja demokrate Grida Duma zhvilloi një takim me fermerë gjatë ditës së sotme duke theksuar se PD do t’i mbështesë ata me subvencione dhe politika që do të rrisin prodhimin shqiptar në treg.

PUBLICITET

“Ti më the që punoj 160 dynym që e kam me qira. Ne të themi që toka që punohet nuk do të taksohet”, tha Duma gjatë bashkëbisedimit me fermerin në një vend ku mbaheshin dengje me bar.

Po ashtu Duma deklaroi se do të hiqen të gjitha taksat e naftës që sipas saj qeveria Rama i ka vendosur me patëdrejtë.

PUBLICITET