A do të shtrëngohen masat? Zv.ministrja Tomini tregon atë që na pret ditët në vazhdim

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë.

Sipas saj, në rast se vërtetohet fakti që në Shqipëri kanë mbërritur mutacionet e reja të C OVID19, atëherë masat do të vijojnë po njësoj.

“Sa i përket masave, nëse do dedektojmë qarkullime të mutacioneve në vend, sigurisht që masat janë po njësoj. Por niveli i alertit është i ngritur tashmë edhe përkundrejt kësaj transmetueshmërie dhe pozitivitetit“, deklaroi Tomini.

Gjithashtu ajo shtoi se, nga studimet e deritanishme, mutacionet e reja kanë një transmetueshmëri të lartë por sa i përket simptomave dhe shenjave klinike janë njësoj agresive sa Covid-19.

“Nga të dhënat e studimeve të pjesshme, ndoshta jo përfaqësuese për popullata të caktuara ku edhe janë dedektuar mutacionet, sigurisht që është parë niveli i transmetueshmërisë, që është një transmetueshmëri e lartë.

Përsa i përket hasjes së klinikës apo vijueshmërisë së shenjave klinike dhe agresivitetit të tij ka qenë në të njëjtat nivele, siç i ka shprehur edhe Covid-19″, tha ajo për Ora News.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...