Spiropali: Njerëzit në çadra marrin bonus qeraje, por rrinë vetë në çadra sepse nuk duan të braktisin tokat

Ministrja Elisa Spiropali është përpl asur me gazetarët Robert Rakipllari dhe Agron Gjekmarkaj.

Në një lidhje me Skyp në “Open”, Spiropali deklaroi se qeveria nuk e ka mbajtur dot premtimin për t’i futur të gjithë qytetarët që mbetën pa shtëpi pas tërmetit, pasi nuk e parashikonin dot pandeminë.

Nga studioja, Gjekmarkaj vuri duart në kokë, teksa dëgjonte Spiropalin të thoshte se ka qytetarë që marrin bonusin e qirasë, por rrinë vetë në çadra sepse nuk duan të braktisin tokat dhe gjënë e gjallë që kanë.

Pjesa nga debati

Robert Rakipllari: Thatë që deri në fund të muajit dhjetor nuk do të ketë më asnjë person në çadër.

Elisa Spiropali: Sigurisht more që ka, ka edhe njerëz në çadra, ja ta shojegoj unë. Kemi dhënë 13 mijë e 200 bonuse qiraje. Ka qytetarë që kanë zgjedhur të marrin bonusin e qirasë por të mos lëvizin ngs fshati ku janë. Kjo për shkak të tokës dhe bagëtive.

Por është fakt që kanë përfunduar 1000, deri në pranverë do të përfundojnë 4500 në total. Gjekmarkaj ule kokën dhe vëri duart në kokë sepse nuk të pëlqejnë shifrat dhe faktet. Por kjo është shenjë kompleksi

Agron Gjekmarkaj: Këta gënjejnë për shtëpinë, rrogën, etj. Merrë këtë tagjinë dhe konsumoje

Elisa Spiropali: E ke konsumuar në ndonjë studio. Përgjigju me fakte Gjekmarkaj se je burrë me thinja por s’të shkojnë fare.

Robert Rakipllari: Moj zonjë, ke thënë që në fund të dhjetorit nuk do ketë asnjë person në çadër, tani thua në pranverë. Thuaj që nuk e mbajtëm dot premtimin.

Elisa Spiropali: Ishte e pamundur ta parashikonim që në mars do të mbylleshim për shkak të pandemisë. Jemi dakort apo jo?

Robert Rakipllari: Jo.

Elisa Spiropali: Por jemi përpjekur për të bërë më të mirën për të marrë edhe fondet nga BE-ja.

Eni Vasili: Por, pra por nuk është mbajtur, apo jo? Jo.

Historia e dhimbshme: Shoqja me të cilën luaja, nuk e dija që ishte motra ime (Video)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, ishte e ftuar Feride Tahiri, e cila tregoi një histori të pazakontë.   Ajo është nga...

Horoskopi ditor, e enjte date 30 nentor 2022

Dashi   Energjia e ditës mund të krijojë një ndjenjë tensioni mes jush dhe të dashurit tuaj. Mund të ketë shumë çështje që janë ngritur për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...