“Kemi litarin në fyt” Grida Duma takon biznesmenët dhe bën…

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Kavajën dhe Rrogozhinën Grida Duma, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në këtë zonë.

Ajo thekson se në Kavajë dëgjoi problematikat e tyre, në këtë situatë krize të thellë nga keqqeverisja e Edi Ramës që e ka lënë Shqipërinë në vend numëro.

Përfaqësuesit e biznesit i thanë Dumës se problemet janë të shumta, duke filluar nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit, ndërkohë që mungon vëmendja e pushtetit vendor për ti mbështetur.

“Kemi litarin në fyt”, – i thanë Dumës përfaqësuesit e biznesit të cilët thonë se janë në limitet e mbijetesës, për pasojë janë duke rrezikuar falimentimin duke lënë qindra familje pa bukën e gojës.

Drejtuesja politike e PD, i tha përfaqësuesve të biznesit se PD dhe Basha, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë.

Për këtë, tha Duma, qeveria e pas 25 prillit ka detajuar një program të qartë me të cilin fiton ekonomia, biznesi, qytetarët, fiton Shqipëria.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...