Fifi në krizë financiare?/ “Mos më prekni, kam 11 muaj pa punë”

Këngëtarja e njohur Fifi është kritikuar në masë nga ndjekësit e saj në lidhje me koncertin e mbajtur në Kosovë për Ditën e Pavarësisë.

Në një video të postuar nga ajo, këngëtarja shfaqet duke kënduar dhe duke mbajtur koncert teksa ngacmon të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’, duke iu drejtuar për t’i thënë se ky ka qenë një veprim i papërgjegjshëm në periudhën ku ne gjendemi.

Fill pas komenteve të shumta, këngëtarja ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje të gjithëve, duke kërkuar që askush mos ta prekë, përderisa prej kohësh është e papunë.

“Positive vibes njerëz, çfarë po ndodh? Unë e di që ka ndikuar shumë keq virusi në trurin tonë, ama qetësohuni. Nisni të merreni me ndonjë gjë dhe lëshoni energji pozitive. Paskam marrë lekë unë në 17 dhe qënka bërë nami, jemi ngopur në lekë. Hello, që 11 muaj jam pa punë.

As shteti, as ju, as kurkush nuk i ka interesuar çfarë po bëjnë artistat. A u interesua ndokush për gjendjen financiare të artistave? A i ka ndihmuar ndokush artistat të bëjnë art? Jo, jo.

Kështu që zonja dhe zotërinj mos më prekni ku s’duhet. Punoni ju për vete, ishallah zoti jua jep krejt dhe e shijoni, por mos më prekni sepse jam që 11 muaj pa punë”, ka thënë Fifi në një pjesë së videos së saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...