“Bukë e kripë e zemër” Kryemadhi bën si zonjë shtëpie në Elbasan, nxjerr tepsinë nga furra (VIDEO)

75

Mbrëmjen e kaluar kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është shfaqur si amvisë në Elbasan.

PUBLICITET

Ajo i ka shërbyer bukën e nxehtë të sapo dalë nga furra anëtarëve të një familjeje.

Teksa shprehet me fjalët karakteristike të mikpritjes shqiptare, Kryemadhi shkruan se vërtetë varfëria ka prekur xhepat e qytetarëve, por zemrat e tyre janë plot me dashuri dhe mirësi që i mban të fortë mes vështirësive.

“Bukë e kripë e ❤️ në shtëpinë e Gëzimit në Rajonin 3 të Elbasanit. Vërtetë varfëria ka prekur xhepat e qytetarëve por zemrat e tyre janë plot me dashuri dhe mirësi që i mban të fortë mes vështirësive. Pasi folëm për prioritetet e LSI në qeverisje i shërbeva me shumë kënaqësi bukën e ngrohtë të pasdites. #ShqipëriaShtëpiaJuaj 🇦🇱 #ElbasaniShtëpiaJuaj 🌹”, shkruan Kryemadhi.

https://fb.watch/3LlX-75rX9/

PUBLICITET