A do largohet nga PS po humbi zgjedhjet? Habit Rama: Ne kemi një …

Kryeministri Edi Rama ka komentuar investimet në Vlorë, projektet dhe aktualitetin politik.

Ai u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Pyetjes nëse do të largohet si kryetar i PS nëse del humbës, kreu i qeverisë zgjodhi ti përgjigjej me shprehjen e famshme shqiptare.

“Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain. Unë nuk di të flas me nëse… Unë di që do t’i fitojmë zgjedhjet”, – tha kryeministri.

I pyetur bilancin e mandatit të dytë, Rama tha se ai është një mandat i goditur në mes nga tërmeti dhe pandemia.

“Shumë parashikime që kisha u prenë prej tërmetit dhe pandemisë, por gjithsesi është i suksesshëm sa i përket menaxhimit të këtyre të dyjave. Ky mandat është mandat që më lë mua personalisht shijen e pakënaqësisë pasi kemi për të bërë shumë më tepër. Por të shohim nga u nisëm. Shqipëria që kemi sot nuk ka të krahasuar me atë që kishim para 7 vitesh”,– tha Rama.

Ai komentoi edhe kandidaturat e reja për deputetë të Partisë Socialiste në Vlorë. Rama konfirmoi se të sigurt do të jenë drejtuesit e qarqeve.

“A i kanë përmbushur pritshmëritë deputetët aktualë këtë duhet ta thotë populli i Vlorës dhe jo unë. Kandidaturat janë një proces që ka nisur prej një viti. Një gjë është e sigurt, që drejtuesit e qarqeve do të jenë deputetë. Pastaj për pjesën tjetër pritet vlerësimi. Unë nuk kam asnjë vlerësim negativ për deputetët, por të gjithë mund të kishin bërë më shumë.

Emrat e rinj nuk është çështje moshe por energjish. Mund të jesh shumë i ri si Ilir Meta, por mund të jesh dhe plak aq i lodhur. Por mund të jesh i vjetër si Alfred Moisiu, por mbetesh gjithmonë i ri”, – tha Rama në televizionin lokal “One TV Vlora”.

Duke komentuar kandidatët e PD dhe LSI, Edi Rama tha se sheh vetëm një ekip me katër vetë.

“Unë shoh vetëm Saliun, Ilirin, Lulzimin dhe Monikën. Të tjerët nuk i shoh si ekip por si mbushësa topi”, tha Rama.

I pyetur se kujt do t’i drejtohej për koalicion pas 25 prillit nëse do të kishte nevojë për të garantuar një mazhorancë, kryeministri u shpreh:

“Në do t’i fitojmë zgjedhjet siç fituam mandatin e dytë me mjaftueshmërisht mandate deputetësh për të udhëhequr Shqipërinë. Pastaj se si do të gjendet rrugë bashkëpunimi mes forcave politike për të rritur cilësinë e bashkëjetesës, kjo duhet parë. Por koalicione nga halli nuk do të ketë” – tha Rama. Ai shtoi se e lehtëson fakti që Ilir Meta nuk do të bëjë kurrë koalicion me PS-në.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...