U infektua me Covid qe në fillim të pandemisë, aktorja e njohur flet për simptomat nga të cilat vuan ende

82

Aktorja amerikane Gwyneth Paltrow tregon se ajo ishte e infektuat me Covid-19 në fillim të pandemisë, edhe ende vuan nga disa simptoma të zgjatura.

Në faqen e saj në internet ‘Goop’, Paltrow shkruajti e Covid-19 i la si pasojë lodhjen dhe ‘mjegullën e trurit’, e cila ka të bëjë me paqartësinë.

“Në janar, unë kam bërë disa analiza që treguan nivele vërtet të larta të inflamacionit në trupin tim,” shkroi ajo. “Kështu që unë iu drejtova një prej ekspertëve më të mirë që njoh. Pasi pa të gjitha rezultatet e mia, ai shpjegoi se ky ishte një rast kur rruga për shërim do të ishte më e gjatë se sa e zakonisht”.

Paltrow thotë se duke u rikuperuar nga virusi, ajo ka qenë e përqendruar në ngrënien e ushqimeve të shëndetshme dhe në ndjekjen e një diete të shëndetshme dhe heqjen dorë nga sheqeri dhe alkooli.

“Unë kam gatuar shumë, dhe disa prej tyre janë me të vërtetë të shijshme”, shkruan aktorja që shton se ka përdorur shumë peshkun, sherebelën, shpargujt, hudhrën, në dietën ushqimore.

Sigurisht po merr dhe disa vitamina, po bën ushtrime dhe po aplikon kremra për lëkurën që gjithashtu ka nevojë të rimarrë veten.