Mjeku Edvin Prifti nga burgu: Më ktheni paratë, janë kursime familjare

102

Mjeku Edvin Prifti kërkon heqjen e masës sigurisë arrest me burg.

Po ashtu, Prifti kërkon që të shpallet i paligjshëm kontrolli në banesën e tij, ku iu gjet një shumë e madhe parash.

Mjeku argumenton në kërkesën në Apel se paratë janë kursime familjare.

Ndaj ai kërkon që ato t’i kthehen bashkëshortes së tij.

Priftit iu gjetën rreth 500 mln lekë gjatë kontrollit në shtëpi, një pjesë e të cilave dyshohet se i ka përfituar prej ryshfeteve që merrte si mjek në QSUT.

Gazetari Arsen Rusta thotë ndërkohë, se në bankë, mjeku Prifti ka qindra mijëra euro të tjera të depozituara.

Ai akuzohet jo vetëm për ryshfet, por dhe për pastrim parash.