“Më kishin bërë gati arkivolin pranë nënës”, historia rrëqethëse e Agronit që desh e varrosën të gjallë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u rrëfye një histori rrënqethëse nga vetë protagonist i saj, Agron Hoti.

Në vitin 1971, një ortek rrëzoi shtëpinë e familjes Hoti në një fshat të Dibrës, duke marrë jetën e gjithë familjarëve që ndodheshin aty,

përfshirë edhe Agronit aso kohe 9 muajsh, që u konsiderua i vdekur.
“Një dajë e babit duke kërkuar me lopatë, duke gërmuar kap kohën time dhe njofton që kanë gjetur edhe një trup.

Pyet kush është dhe I thonë që është djali I vogël I Rizait, Agroni. Mua më marrin dhe më vendosin aty sipër dëborës, mbuluar me një batanije dhe as mendoi kush se unë do isha gjallë.
Ishin përgatitur edhe arkivolët, për mua edhe për nënën e gjithë të tjerët që ishin mbi rrënoja”, rrëfeu ai.

Fatmirësisht një e afërme vë re shenja jete te Agroni dhe e merr fshehurazi gjyshit në shtëpinë e saj për ta shkrirë nga dëbora.

“Ajo më mori me përparësen e saj dhe më çoi te komshinjtë. Aty me lesh dele e mjete primitive, duke më ngrohur pranë sobës me orë të tëra më rikthyen në jetë”, tregoi ndër të tjera Agroni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...