Konkurrentja e parë e “Përputhen 40”? Flet zonja e spotit: Kur më pa burri në TV…

133

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për nisjen e “Përputhen + 40”, formati i ri që do të fillojë transmetimin shumë shpejt në ekranin e Top Channel.

PUBLICITET

Moderatorja Bora Zemani nuk zbuloi shumë detaje, por pohoi se ka shumë aplikantë që kanë marrë pjesë në audicione, duke premtuar një super program.

Pjesë e diskutimit ishte edhe Meri, zonja protagoniste e spotit të “Përputhen +40”.
Ajo sqaroi se nuk do të jetë konkurrente, por thjesht është zgjedhur për të realizuar klipin.
Meri nuk ngurroi të tregonte se është e martuar dhe se burri i saj e kishte pritur shumë mirë pjesëmarrjen e saj në klip.

“Burrit i pëlqeu shumë, por më tha ‘sikur të të kishte kapur pak më nga larg kamera’ se donte të dilja mirë”, tha zonja Meri, deklaratë që shkaktoi të qeshura në studio.

PUBLICITET