HYRJELAJMEAKTUALITET“I kam vizituar dhe vetë” Mjeku flet për të infektuarit me variantin...

“I kam vizituar dhe vetë” Mjeku flet për të infektuarit me variantin e ri: Ja shenjat që kishin që në Rinas

Mjeku Ardian Jorgji ka folur sot në mbrëmje për mutacionin britanik COVID19 dhe u shpreh se ka pare në aeroportin e Rinasit persona me simptoma.

Sipas tij është e pamundur që ky lloj i ri virusi të mos ketë ardhur në vendin tonë.

Gjithashtu Jorgji ka shpjeguar dhe shenjat që ky grup të infektuarish ka.

“Shenjat e përgjithshme të çdo infeksioni normal janë dhimbje koke, dobësi trupore, të vjella, diarre, dhimbje trupi. Një pjesë e madhe e këtyre e shenjave karakterizohen edhe nga një e ftohur e thjeshtë. Për sa i përket mutacionit, komuniteti shkencor bie dakord që sa i përket agresivitetit të shenjave nuk ka ndonjë gjë të veçantë.

Agresiviteti përqendrohet tek infektimet e lehta dhe përhapja. Nëse flasim për mutacion anglez u konstatua se në fund të shtatorit, por unë kam parë plot të ardhur nga Anglia, kam vizituar edhe vetë, madje kam parë me shenja që kur zbritën nga Rinasi. Është virus që përhapet nëpërmjet ajrit.

Mendoni se me anë të ajrit nuk ka arritur? Përhapet përmes ajrit, kaq e thjeshtë është dhe për kaq muaj është zbuluar në fund të shtatorit, si thoni mund të mos vijë deri këtu”, tha doktor Ardian Jorgji.

TE TJERA

spot_img